S’ka qetësi në Korçë, 16 lëkundje brenda 7 orëve

Qarku i Korçës prej disa ditësh është në kulmin e aktivitetit sizmik, ku vetëm gjatë 7 orëve të fundit në këtë zonë janë regjistruar 16 lëkundje. Tërmeti i parë për datën e sotme ka rënë vetëm 20 minuta pas mesnatës dhe ishte me magnitudë 1.6 ballë. Ndërsa i fundit është regjistruar në orën 07:05 me magnitudë 2.2. Ky tërmet epiqendrën e ka patur në Leshnja të Korçës.

Nga 16 lëkundje tre prej tyre kanë qenë të një shkalle të konsiderueshme prej 3 ballësh të cilët kanë rënë 22 km në Jug të Korçës. Ndërsa lëkundja më e lëhtë është regjistruar në Nikolicë, 1.1 rihter. Në qytetin e Korçës fshatrat më të prekur janë Floqi, Vidova dhe Qafë Zezë. Në këto fshatra janë dëmtuar në total 307 banesa të dëmtuara, 95 prej tyre të shkatërruara. Ndërsa familjet e këtyre zonave prej ditësh janë strehuar në çadrat e vendosura nga Emergjencat Civile.

“Të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në fshatrat e Korçës do të rindërtohen brenda verës së këtij viti”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në fshatin Floq, ku u takua me familjet e prekura nga tërmeti. I shoqëruara nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, Kryeministri pa nga afër gjendjen e banorëve në zonën e Floqit dhe Qafëzesës, në kampet e ngritura nga strukturat e Emergjencave Civile menjëherë pas tërmetit. “Në fshatin Floq me të prekurit nga Tërmeti. Të gjitha shtëpitë do të rindërtohen brenda verës”, theksoi kryeministri Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?