S’ka radhë në Morinë, zbatohet marrëveshja
Qytetarët që do të udhëtojnë drejt Kosovës dhe anasjelltas nuk do përballen më me radhë të gjata në Morinë. Në kufi ka nisur zbatimi i marrëveshjes mes dy qeverive dhe qytetarët do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli në doganë.
Qytetarët që udhëtojnë drejt Kosovës kontrollohen vetëm nga pala kosovare ndërsa ata që udhtojnë drejt Shqipërisë kontrollohen nga policia kufitare e Morinit. Procedurat nuk zgjasin duke shmangur radhët e qëndrimet e panevojshme në kufi.
Kalimi vetëm me një kontroll i kufirit Shqipëri-Kosovë erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy qeverive. Më parë kjo procedurë kryhej gjatë sezonit turistik periudhë që përkon me kulmin e lëvizjeve në dy anët e kufirit ndërsa implementimi i saj tashmë do jetë i shtrirë përgjatë gjithë kohës.
KOHA JONË SONDAZH

