“S’ka rrena këtu”, Rama takim me pronarin dhe Eri kamarierin: Ne ju shkojmë nga mbrapa të gjithëve
Rrugës teksa shkonte për inspektimet në zonën e Thumanës, në rindërtim e sipër pas shkatërrimit nga tërmeti, kryeministri Rama ka ndaluar në një lokal në zonën e Dervenit.
Aty ka zhvilluar një bisedë me pronarin, Gjonin dhe me kamarierin, me emrin Eri. Bisedën e kë ndarë me ndjekësit e tij, në rrjetin social Faceboook dhe interesi ka qenë nese ata e kanë marrë pagën e luftës apo jo.
“E keni marrë pagën e luftës, i morën punonjësit? Po të vërtetën thuaj”, pyet Rama.
Gjoni përgjigjet mënjeherë, “po e kemi marrë, të vërtetën, të gjithë pagat e luftës i kemi marrë, s’ka rrena këtu, rrena i ka këmbët e shkurtra”.
Më pas Rama pyet edhe kamarierin: po ti i more pagat e luftës?
Kamarieri: Po, të treja, më erdhën në konto.
Rama: Faktet janë fakte, janë duke shkruar cerek milionë shqiptar që i kanë marrë pagat e luftës, Gjoni është njëri prej tyre, ose 3 ose 400 mijë lekëshin sipas kategorive. Askush s’ka mbetur vetëm, vazhdojmë bëjmë verifikime, dhe ne vazhdojmë t’ju shkojmë nga mbrapa të gjithëve për t’ju dhënë pagat, kokërr leku më kokërr leku.