S’ka treg, fermerët në Stëblevë rrezikojnë të humbin prodhimin e patates
Edhe pse patatja e Stëblevës në rrethin e Librazhdit hidhet në treg me çmim të ulët, ajo rrezikon të mbes stok për shkak të mungesës së tregut.
Mijëra kuintal patate janë futur rishtas në tokë, nëpër kavaleta, me shpresën e rritjes së çmimit të tregu.
Aktualisht fermerët janë në fazën e mbledhjes së prodhimit, por në mungesë të shitjes shprehen të shqetësuar pasi është i vetmi burim financiar që kanë.
“Nëse nuk tregtohet në i hedhim”
“Është i vetmi burim jetese. Nuk ka treg, nuk ka kërkesa. Nga shteti duam që të ketë treg patatesh”
Fermerët gjithashtu thonë se ndihen të harruar nga shteti pasi nuk kanë marrë asnjë subvencion.
“Nga shteti nuk ka pasur sumvencione”
Patatja e Stëblevës është e njohur në treg dhe fermerët në këtë zonë e ruajnë prej vitesh traditën e patates.