Skadimi i kolaudimit të makinës gjatë periudhës së ‘karantinës’, kreu i DPTRR jep njoftimin e rëndësishëm

Në një kohë kur qeveria ka paralizuar gjithë vendin me masa parandaluese ndaj koronavirusit, qytetarë tqë shumtë kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me pagesat e detyrimeve mujore apo më shumë se aq.

Në to përfshihen edhe dokumenta të ndryshme të cilave u mbaron afati përgjatë kohës që masat shtrënguese janë në zbatim, ku përfshihen edhe lejet e qarkullimit të mjeteve.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Goxhja tha se afatet e skadencave të taksave apo lejeve të qarkullimit do të pezullohen deri në hapjen e sporteleve.

Goxhja shpjegoi se kjo vjen në kuadër të masave të marra nga qeveria për përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

 “Çdo afat skadence i taksave apo rinovimet e lejeve të drejtimit do të pezullohet dhe do llogaritet nga momenti i hapjes së sporteleve. Çdo afat e çdo skadencë, mbi taksat e qarkullimit të mjeteve rrugore dhe çdo dokumenti tjetër të lëshuar nga DPSHTRR, që nuk mundësohet dot si rinovim ose lëshim vetëm online dhe që konsiderohen prekluzive, do të pezullohen këto afate dhe kur të hapen sportelet do nisë llogaritja e ditëve të mbetura nga dita që u ndërpre zyrtarisht shërbimi. Pra askush të mos ketë stres, as shqetësim për kamata a gjoba! Edhe për kolaudimin, ditët kur shërbimi është i mbyllur, edhe për ata, nuk do quhen vonesë e qytetarit ose pengesë për ta!”, njofton Gonxhja.

SHKARKO APP