Skadoi afati, Greqia nuk i shlyen borxhin prej 1.6 mld euro FMN

 

Greqia ka rënë në krizë të thellë financiare, pasi programi i ndihmës, në të cilin është mbështetur për pesë vitet e fundit skadoi në mesnatën e 30 qershorit.

Ashtu sic njoftoi gjatë ditës së djeshme, qeveria e Athinës nuk arriti të shlyente borxhin ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 1.6 miliard eurosh. Rrjedhimisht, Greqia është bërë vendi i parë i zhvilluar që dështon t’i paguajë këstet FMN-së. Vendi i fundit që ka dështuar të përmbushë një detyrim të tillë ka qenë Zimbabve më 2001.

Kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar reforma nga Greqia, si rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve të mirëqenies, si kusht për zhbllokimin e fondeve të ndihmës. Dështimi për të paguar borxhet mund të çojë në daljen e Greqisë nga Eurozona.

SHKARKO APP