”S’kam garanci nga Balla, Rama apo Gjiknuri”, Alibeaj: Kandidatët duhet të kenë mbështetjen e palëve
”Nuk marr garanci as nga Balla as nga Rama, as nga Gjiknuri, por vetëm nga grupi parlamentar demokrat”,-tha pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ku edhe theksoi se kandidatët për President, duhet që të kenë mbështetjen e grupeve parlamentare në Kuvend.
Po ashtu Alibeaj u përgjigj akuzave të Rithemelimit për thirrjen e mbledhjes së grupit pa miratimin e Kryesisë. Për të mbledhjet janë caktuar gjithmonë në fund të çdo takimi të demokratëve.
”Sot shumica 26 kolegë iu përgjigjën me përgjegjshmërinë më të madhe pjesëmarrjes në mbledhjen e grupit parlamentar. E rëndësishme është që kolegët tanë thanë këtë gjë. Zëri i shqiptarëve duhet të dëgjohet. Është e logjikshme që vendimet t’i marrë i gjithë grupi parlamentar”.