“S’kam humbur asnjë garë”, Spahiu për Bashën: Pafytyrësi, lëreni dhe injorojeni
Kreshnik Spahiu komentoi deklaratat e para të kryetarit demokrat Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit.
Spahiu e konsideroi pafytyrësi deklaratën e Bashës që “nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij”. Për të mënyra më e mirë për t’u sjellë me Bashën është injorimi i tij.
“Mënyra psiqike se si shfaqet në media, mungesë respekti për shqiptarët. Do ftoja njerëzit të mos merren më fare me të. Ai nuk ka më asnjë rëndësi politike. Lëreni, injorojeni. Nëse kërkoni dorëheqjen e dikujt që nuk është më askush, është t’i japësh rëndësi kot”.