Skamja, familjet në Kamëz apel për ndihmë
Familja Lika jeton prej 17 vitesh në godinën e amortizuar të këtij ish-konvikti. Prej 4 vitesh në dhomën e tyre mungon energjia elektrike dhe uji vjen vetëm pak orë gjatë ditës, çka i detyron ata të mbushin me bidona.
Të ardhurat e vetme ekonomike me të cilat siguron jetesën familja prej 4 anëtarësh janë 10 mijë Lekë të reja, të cilat i përfitojnë nga kempi i njërit prej djemve. Ndërkohë që kryefamiljarit, edhe pse ka dëshmi paaftësise për punë, i është mohuar e drejta për të përfituar asistencë ekonomike.
”Me letër doktori jam dhe nuk marr as kemp asgjë. Kërkoj vetëm një shtëpi sociale të më japë shteti, se nuk jam i aftë për asgjë”. Edhe në familjen Lushaj që banon prej 10 vitesh në këtë godinë varfëria është ulur në sofër. ”Me borxhe jam deri në fyt. Ndihma ekonomike 100 mijë Lekë nuk më del as për t’i blerë bukë fëmijëve se gjysma shkon për ilaçe”.
KOHA JONË SONDAZH

