Skandal! 10 mijë fuksa ka punësuar në shtet kryeministri Rama për të spiunuar administratën dhe qytetarët

– Kjo që është zbuluar se si survejohen qytetarët nga njerëzit e pushtetit është kriminale, ndaj duhet që SPAK të hetojë “patronazhistët” apo siç po emërtohen “patronazistët” e Rilindjes.

-Vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe përdorimi për presion elektoral në favor të PS-së është një nga skandalet më të rënda të këtyre viteve. Detajet e reja për këtë dosje kriminale tregojnë se për të gjurmuar dhe spiunuar qytetarët, Rilindja ka angazhuar një ushtri të tërë me njerëz të njohur me emrin patronazhistë (spiunë apo fuksa), por që marrin rrogat në shtet. Vetëm në listën e Tiranës, që ka të dhënat personale të 920 mijë qytetarëve, janë 10 mijë patronazhistë që marrin informacionet, përgjojnë qytetarë dhe bëjnë klasifikimin sipas bindjeve politike.

Puna e patronazhistit (spiunave) që Edi Rama e quajti të ndershme dhe normale për PS, në fakt nuk bëhet falas. Personat që spiunojnë për llogari të pushtetit, familjarët, komshinjtë, kolegët e punës dhe ata që kanë në lagje, rezultojnë se janë të gjithë punonjës administrate. Janë njerëz që janë futur në vende pune gjatë viteve të fundit dhe kryesisht në institucione të rëndësishme që nisin nga Policia e Shtetit, Ministria e Mbrojtes, Bashkia e Tiranës dhe një sërë agjencish të rëndësishme shtetërore. Në këmbim të spiunimit të qytetarëve për bindjet e tyre politike, këta persona janë shpërblyer me vende pune. Në Tiranë ka 10 mijë fuksa dhe po kaq është numri i vendeve të reja të punës që PS ka hapur vitet e fundit në mënyrë fiktive në administratën shtetërore. Praktikisht PS ka vendosur ti shpërblejë spiunët me paga shtetërore dhe duke u dhënë akses në informacione zyrtare si shkëmbim për punën që bëjnë. Skandali i punësimeve në këtë rast është i jashtëzakonshëm. Pra, qeveria i ka vendosur spiun çdo qytetari të këtij vendi dhe ne duhet ta paguajmë me taksat tona duke e punësuar në shtet. Vjedhja e të dhënave të qytetarëve për qëllime politike dhe punësimi i fuksave në shtet është vetëm njëra anë e skandalit. Ajo që është më shqetësuese lidhet me mënyrën sesi përdoren këto të dhëna. Çdo qytetari, fuksat e PS i kanë marrë nga E-Albania apo Ministria e Brendshme numrin e telefonit, numrin e identitetit, vendin e punës dhe adresën. Pasi merr këto të dhëna, puna e fuksit është që të gjej se cilat janë problemet apo hallet e qytetarit, me të cilat mund t’i bëhet presion për ta bërë votues të Partisë Socialiste. Në këtë mënyrë, zbulohet nëse qytetari ka probleme me legalizimet, me biznesin, me pronat apo çfarëdo çështje tjetër. Pas këtij hapi, janë institucionet që drejtohen nga PS ato që marrin rastin në trajtim. Nëse qytetari nuk voton PS, nuk merr as legalizim, as ndihmë ekonomike dhe zyrat e shtetit i mbyllen për çdo problem që të këtë. Kjo skemë kriminale u denoncua dje nga Presidenti Ilir Meta me rastin e një sipërmarrësi në Tiranë. Presidenti publikoi para mediave denoncimin e një biznesmeni, i cili është gjobitur nga institucionet e shtetit, vetëm sepse ishte shfaqur në një takim me drejtuesit e LSI. Biznesmeni, Erion Mane, tregoi para mediave në presidencë gjithë kalvarin e tij me gjobat nga policia. Erjon Mane, ishte kontrolluar nga patronazhistët në rrjetet sociale ku kishte publikuar një foto me një nga drejtueset e LSI-së dhe se kjo kishte shërbyer si motiv për t’i vënë gjoba të shumta. Rasti i biznesmenit që gjobitej vetëm sepse kishte shpërndarë një foto të kryetares së LSI në Facebook është rasti flagrant se për çfarë përdoren të dhënat e qytetarëve dhe çfarë pune bëjnë patronazhistët. Këta të fundit, nuk janë punonjës partie, por punonjës të shtetit që paguhen nga taksat tona. Detyra e tyre është që të gjurmojnë, përgjojnë qytetarët dhe t’u bëjnë presion politikisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është kriminale, ndaj duhet që SPAK të marrë të pandehur drejtues të PS-së dhe në qeveri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?