Skandal, bastiset Prokuroria. Vidhen dokumentat në zyrat e prokurorëve
Sërisht Prokuroria e Durrësit ka rënë pre e grabitjes. Persona ende të paidentifikuar kanë bastisur Prokurorinë e Durrësit duke vjedhur materialet në zyrat e prokurorëve.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa denoncimi është bërë nga pastruesja e këtij institucionit, e cila gjeti dyert e dëmtuara. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë po kqyren kamerat e sigurisë dhe po merren shenjat e gishtrinjve për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Kjo është hera e dytë që vidhen materialet në zyrat e Prokurorisë së Durrësit.
KOHA JONË SONDAZH

