Skandal/ Dhunohet shtëpia e Alfabetit Shqip në Manastir (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar Shtëpinë e Alfabetit Shqip në Manastir të Maqedonisë, pikërisht në ditën kur shqiptarët festojnë 22 nëntorin (Ditën e Alfabetit).

“BalkanWeb” ka siguruar disa foto dhe një video të xhiruar brenda objektit, ku shihet qartë thyerja e xhamave dhe e derës, pllakat e gurit që janë përdorur për dhunën dhe aktet e tjera të vandalizmit brenda shtëpisë-muze. Por çfarë rezulton më e rëndë është ngjitja në objekt edhe e një posteri ku shkruhet “Vdekje për shqiptarët” (Smrt za shiptari). Ndërkohë që në muret jashtë godinës është pikturuar zvstika, kryqi nazist.

I pari që ka dënuar ashpër ngjarjen ka qenë kandidati shqiptar për deputet në Maqedoni, Muhamed Zekiri, që është shprehur: “Ja si na uruan diten e Alfabetit partneret e DUI-t – VMRO DPMNE. Kjo ka ndodhur sot në Manastir në Muzeun e Alfabetit”. Është e dyta herë brenda 3 vitesh që persona ende të paidentifikuar nga policia maqedonase dhunojnë një nga shtëpitë simbol të historisë së kombit shqiptar, duke shkaktuar provokime jo vetëm brenda Maqedonisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

KONGRESI I MANASTIRIT

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot shqiptarët festojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, që u unifikua 105 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare. Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe. Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=NdN9afbPJ5I&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?