Skandal: Kroacia kthen autobuzin me 57 udhëtarë nga Shqipëria, midis tyre 1 me Covid

Në datën 17 tetor, 57 udhëtarë u nisën me autobus nga Tirana drejt Italisë.

Në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit  të gjithë kaluan pa problem, por kur mbërrijnë në Kroaci pika doganore atje u alarmua sepse sipas tyre një person mes udhëtareve ishte me Covid.

Ndue  Sokoli: Ishim 57 persona. Në Murriqan na kontrolluan. Pas pak orësh erdhi polici shqiptar. Në orën 6 të mëngjesit na kontrolluan, por njëri ishte me Covid-19. Ai kishte paguar 20 euro për të kalaur. Ne na kthyen pas, nuk po e dinim se çfarë kishte ndodhur. I thamë shoferit si ka mundësi që ëhtë futur këtu një person me virus, ai tha se ka kaluar gjithë Lombardinë kur ishte me virus kështu.

Tamponi është një nga kriteret kryesore për çdo qytetar që do të udhëtojë në vendet e BE-së.

Por me sa duket në këtë rast agjencia e udhëtimit e ka anashkaluar këtë rregull.

Gazetarja: Në datë 17 tetor 2020 një autobuz i linjës tuaj me 57 veta, ka rezultuar një person më Covid brenda.

Agjencia: Testet i kemi pare, ai ishte nisur nga Berati, kishte bërë tamponin, por i ishte ngatërruar fleta. Spitali i kishte dhënë një fletë tjetër, ai ka qenë negativ, por ka marrë një fletë pozitive.

Nuk dihet se si mundi ky person të kalojë lehtësisht në Muriqan, kur te kjo pikë kalimi duhet t’i kontrollohet tampon çdo udhëtari.

Për të marrë një version zyrtar të ngjarjes gazetarja e emisionit ‘BOOM’ ka tentuar të takojë Përgjegjësin e Pikës Doganore të Muriqanit, Drejtorin dhe Nën drejtorin për Kufirin dhe Migracionin, por ‘çuditërisht” askush nuk ishte në zyrë.

Gazetarja: Nëndrejtori është këtu?

Punonjësi: Për momentin nuk është këtu. Nuk mundesh ta lësh emrin atij, se nëndrejtori nuk është këtu, është me shërbim.

56 udhëtarët e kthyer janë penalizuar dyfish, e para ato duhet të karantinohen e më pas të ribëjnë testet dhe nga ana tjetër, disa prej tyre po shfaqin simptomat e Covid-19.

BOOM - Skandal: Kroacia kthen autobuzin me 57 udhëtarë nga Shqipëria, 1 me Covid - 26 tetor 2020

SHKARKO APP