Skandal me kandidatin e pavarur në Tepelenë: “Më ka fallsikuar firmën time dhe të gruas”

 

Ylli Agaraj dhe Mbaresa Agaraj dy banorë të qytetit të Tepelenës kanë denoncuar sot kandidatin e pavarur për Bashkinë e qytetit Dritan Memushi se u ka fallsifikuar firmën e tyre në dokumentin zyrtar që ka dërguar për listën mbështeëse për KQZ.

Të dy bashkortët kanë bërë sot një deklaratë para noterit në Tepelenë,  ku deklarojnë se nuk kanë hedhur asnjë firmë për kandidatin e pavarur dhe se janë gati të ballafaqohen me ligjin për këtë cështje.

Nëse deklarata e tyre konfirmohet, kandidati rrezikon të përballet me akuzën e fallsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Nuk dihet në cfarë rrethanash u është marrë nënshkrimi por dyshimet janë se mund të jenë përdorur firmat nga kontratat e një TV Kabllor që drejton kandidati I pavarur.

Mbetët të mësohet nëse cështja do shkoj në Prokurori, apo do mjaftohen vetëm me kontestimin në KQZ.

 

SHKARKO APP