Skandal, medaljeve të ”Paris 2024” i’u del boja për 2 javë

Pasi fitoi medaljen e artë në Tokio 2020, Nyjah Huston fitoi bronzin në Paris 2024, në disiplinën e “skateboard” ekipor. Sportisti nga Shtetet e Bashkuara, kritikoi cilësinë e medaljes së fituar së fundmi në Francë.

Nyjah publikoi disa video dhe fotografi, që konfirmonin gjendjen e përkeqësuar të medaljes së fituar. ”Këto medalje olimpike duken shkëlqyeshëm kur janë fringo të reja, por pas kontaktit me djersën nëse e mban pak në qafë, por ua lë shokëve ta vendosin gjatë fundjavës, zbulon se nuk kanë cilësi aq të lart”.

Më 30 qershor, menjëherë pasi e fitoi medaljen, ai shëtiti nëpër rrugët e Parisit, duke e treguar me krenari. Dy javë më pas, në videon e postuar teksa po pushonte në shtëpinë buzë detit, diferenca është e qartë. Përveç pjesës së pasme të medaljes në Paris 2024, që ka kontakt me lëkurën dhe mund të jetë ndikuar nga djersa, edhe pjesa e përparme kishte nisur të prishej.

SHKARKO APP