Skandal Mediatik/ Papa Francesku: Ferri nuk ekziton. Reagon Vatikani
Një tjetër skandal mediatk ka përfshirë gjatë orëve të fundit zyrën e shtypit të Selisë së Shenjtë në Vatikan pas një interviste të Atit të Shenjtë dhënë për gazetarin dhe themelusin e të përdishmes së njohur italiane “La Repubblica”.
Fjalët e Papa Franceskut për mos ekzistencën e Ferrit kanë shkaktuar reagim në botën katolike por janë mohuar menjëherë nga zyra e shtypit e Vatikanit.
Sipas medias italiane me rastin e festës së Pashkëve themeluesi i gazetës La Repubblica, gazetari i njohur Eugenio Scalafari është takuar me Atin e Shenjtë, në rezidencën e tij Santa Marta, në të cilën ka zhvilluar dhe një intervistë.
“Ferri nuk ekziston, Shpirtrat mëkatërë zhduken, shpritrat mëkatarë nuk dënohen e ata që pendohen marrin faljën e Perëndisë dhe shkojnë në radhët e shpirtrave që e plotësojnë atë e ata që nuk pendohen nuk meritojnë faljen dhe zhduken.”
Këto fjalë sipas të përdishmes italiane La Republica janë përgjigja e dhënë nga Papa Francesku ndaj pyetjes së Eugenio Scalfarit mbi ekzistencën o jo të Ferrit, një e vërtetë e zbuluar nga Krishti dhe analizuar thellësisht nga teologët e të gjitha kohërave.
Kjo përgjigje e Papa Franceskut nuk mund të kalonte pa vëmëndjen e teologëve dhe botës katolike. Por menjëherë pas publikimit të saj zyra e shtypit të Vatikanit ka reaguar duke mohuar kategorikisht fjalët e thënë nga Ati i Shenjtë.
“Eugenio Scalfari, ka zhvilluar më 27 mars një takim privat me Papa Franceskun e Ati i Shenjtë nuk ka dhënë asnjë intervistë për të, informon Selia e Shenjtë. Gjithçka e publikuar është frut i interpretimit të gazetarit ku nuk janë cituar fjalët e thëna nga Papa Franceskut. Asnjë presje e këtij artikulli nuk duhet konsideruar si një transkriptim besnik i fjalëve të Atit të Shenjtë.”
Papa Francesku e gazetari Eugenio Scalfari kanë mes tyre një miqësi disa vjecare e nisur menjëherë pas nisjes së Papatit të Bergolios.
Është intervista e pestë që gazetari realizon me Atin e Shenjtë e që çdo herë ka shkaktuar polemika me Vatikan.
Intervista e parë i përket vitit 2013, ku në të cilën Papa Francesku drejton gishtin ndaj Kurisë Papale duke konsideruar si leproza e Papatit dhe anëtarët e saj narcizistë, qejfli e të përkëdhelur të sëmurë nga oborrtarët e tyre.
Ndërsa një vit më vonë më 2014 në një tjetër intervistë dhënë për Eugenio Scalfarin, Papa Francesku kishte pohuar se mes priftërinjve pedofilë ka dhe kardinalë.
Eugenio Scalfari, tashmë në moshën 94 vjeçare është një nga firmat më të njohura të gazetarisë italiane, themelues jo vetëm i të përditshmes La Repubblica por dhe i revistës L’Espresso.
KOHA JONË SONDAZH

