Skandal në “Elbasan Arena”, tifozët shkulin stolat ne stadiumin e ri
Ndeshja mes Elbasanit dhe Tiranës, e luajtur mbrëmjen e së dielë 23 nëntor s në “Elbasan Arena” u ndërpre për 7 minuta për shkak të dhunës së tifozërive të dy skuadrave, të cilët nuk kanë kursyer as stolat e rinj të stadiumit, të cilat i kanë shkulur dhe i kanë vënë flakën. Janë rreth 30 stola të rinj që janë shkatërruar nga tifozët.
Policia bën të ditur se janë proceduar 6 persona si të dyshuar për incidentet në stadium, ata janë: Naim Xhepa, Agron Xhepa, Mustafa Skilja, Perparim Shermadhi, Adnand Miraku dhe Klevis Buzo.
Si pasojë e këtij incidenti albitri i ndeshjes është detyruar që në minutën e 70, të ndërpresë ndeshjen, ndërkohë që rezultati ishte 2-2.
Ka qenë ndërhyrja e futbollistëve të dy skuadrave të cilat kanë qetësuar situatën dhe më pas të rifillonte ndeshja. Ndërkohë që tifozët e Tiranës janë shoqëruar nga forcat speciale.
Si për rastësi kjo nuk ishte ndeshja e vetme me dhunë brenda një viti në Shqipëri. Por rastësia më e madhe është me tifozat e Tiranës të cilët përfshihen në skandale të tilla pasi të njëjtën gjë, kanë bërë edhe më 11 shtator në Shkodër gjatë ndeshjes me Vllazninë ku më pas ndeshja përfundoi në një arenë betejash dhe luftimesh mes tifozerive.
Ndeshja Elbasani-Tirana e vlefshme për kampionatin shqiptar, për javën 13-të të Superligës, përfundoi me rezultatin 2-3.
Stadiumi “Elbasan Arena” me një kapacitet prej 14 mijë vendesh u peruarua më 8 tetor. Ai u projektua dhe investua bashkërisht nga qeveria shqiptare dhe FSHF-ja, ndërsa vlera e këtij projekti ka kapur shifrën 5.5 milionë euro.