Skandal në jetimoren Shkodër, 3 në pranga për dhunë ç’njerëzore ndaj fëmijëve

Tre punonjëse të shtëpisë së Fëmijës në Shkodër u arrestuan mëngjesin e sotëm pas video skandalit të publikuar një ditë më parë në media.

Sipas policisë në pranga ranë: Elvana Sulaj, Manjola Banishta dhe Albert Reka.

Të tre këto persona akuzohen për dhunë dhe abuzim ndaj fëmijëve të Jetimores Shkodër. Akti i edukatorëve u filmua dhe u bë publik mbrëmë në “Agon Channel”, ndërsa video me abuzimin ndaj fëmijëve nga 3 deri në 6 vjeç nisi të shpërndahej në rrjetet sociale, duke tronditur mbarë opinionin publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot nga autoritet vendore janë paralajmëruar masa të tjera ndëshkuese ndaj stafit të jetimores.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?