Skandal në qarkullimin rrugor: Meridian Hasa denoncohet për sjellje denigruese ndaj qytetarit

Meridian Hasa
Meridian Hasa

Një denoncim shqetësues ka mbërritur ditën e djeshme në redaksi, ku një qytetar akuzon Meridian Hasa, inspektor i Qarkullimit Rrugor, për sjellje të papërshtatshme, gjuhë denigruese dhe përdorim të forcës së autoritetit jashtë çdo standardi profesional.

Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur teksa ai po kthehej në shtëpi së bashku me vëllanë e tij, i cili ndodhej në gjendje shëndetësore të rënduar, me temperaturë dhe ethe. Për shkak të situatës emergjente, ai ka hequr përkohësisht kaskën e tij dhe ia ka vendosur vëllait për ta mbrojtur gjatë lëvizjes.

“Na ndaluan. I shpjegova qetësisht situatën, se kaskën e kisha, por ia dhashë vëllait sepse ishte sëmurë e po e coja në spital. Në vend të mirëkuptimit, inspektori përdori një gjuhë vulgare, tallëse dhe jashtë çdo norme komunikimi, ndërsa së bashku me disa efektivë të tjerë na mbajtën për kontroll mbi 15 minuta pasi sipas tyre nuk ka system për të na bërë verifikim se kush ishim, a thua se vinim nga Afganistani,” shprehet qytetari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata, sipas denoncimit, është përkeqësuar edhe më tej kur vëllai i tij u ka bërë me dije se ishte gazetar. “Nuk na intereson”- u shpreh. Unë po përpiqesha të çoja vëllain në spital, por pavarësisht kësaj, më vendosën gjobën maksimale”, thuhet më tej në dëshmi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetari thekson se problemi kryesor nuk është vetëm masa administrative, por sjellja fyese dhe denigruese e efektivit:

“Doja t’i thosha Meridian Hasës se forca e ligjit nuk tregohet duke poshtëruar qytetarë të sëmurë apo duke u fshehur pas uniformës, por duke zbatuar ligjin me njerëzi, etikë dhe përgjegjësi.”

Në fund të denoncimit, ai i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të nisin një hetim të plotë administrativ dhe disiplinor për sjelljen e inspektorit, duke theksuar kontrastin e fortë mes imazhit të tij publik në media, ku shfaqet i sjellshëm dhe i edukuar, dhe mënyrës së komunikimit në terren, që sipas qytetarit karakterizohet nga arrogancë, kërcënim dhe abuzim me autoritetin.

Denoncimi i qytetarit:

“Ishim duke u kthyer në shtëpi. Vëllai im ishte i sëmurë, me ethe dhe temperaturë. Në ato momente, nga nxitimi dhe shqetësimi, hoqa kaskën time dhe ia vendosa vëllait për ta mbrojtur. Efektivi na ndaloi me fjalë dhe unë i shpjegova qetësisht situatën, se kaskën e kisha, por ia dhashë vëllait për shkak të gjendjes shëndetësore.

Në vend të mirëkuptimit, inspektori përdori një gjuhë të ashpër, vulgare dhe jashtë çdo standardi komunikimi, ndërsa së bashku me disa efektivë të tjerë po bënin shaka dhe talleshin me situatën tonë. Kur vëllai im u tha se ishte gazetar, përgjigjja ishte: ‘Nuk na intereson’.

Ishte një rast emergjent, po përpiqesha ta çoja vëllain në spital, por pavarësisht kësaj, më u vendos gjoba maksimale. Ajo që dua të theksoj nuk është vetëm gjoba, por gjuha e ulët, denigruese dhe ofenduese që u përdor ndaj meje.

Doja t’i thoja inspektorit Meridian Hasa se forca e ligjit nuk tregohet duke bullizuar qytetarë të sëmurë apo duke u mbrojtur pas uniformës, por duke zbatuar ligjin me njerëzi, etikë dhe respekt për jetën njerëzore.

I bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të kryejnë një hetim të plotë për këtë sjellje të pahijshme, pasi ekziston një kontrast i fortë mes imazhit që shfaqet në media dhe mënyrës së sjelljes në terren.”

 

Meridian Hasa

Meridian Hasa

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?