Skandal/Në Sarandë 50 persona votuan njëherësh
Sot Shqipëria përjetoi votimet njëpartiake. Në Sarandë ndodhën çudira. Sipas ”Dosja.al”, qytetarët që kanë filmuar brenda qendrave në Sarandë kanë pikasur faktin që procesverbalet nuk kanë qenë të vulosura. Një djalë dëgjohet teksa ankohet për faktin që në qendër janë futur më shumë se 50 persona njëherësh. ”Nëse ky mund të quhet votim atëherë s’kam ç’tju them”,-dëgjohet teksa thotë ai. ”Parregullsitë janë shumë të mëdha”,-shprehet një tjetër grua që shikon se dy persona votojnë bashkë. Ndërsa komisionerët përgjigjen me faktin se kështu votohet në të gjithë botën. “Kshu bëhet në të gjithë botën, edhe në Serbi edhe në Greqi kështu ndodh”,-thotë ai.
KOHA JONË SONDAZH

