Skandal në Sarandë, pronari sherr me turistet e huaja në plazh: Paguani çadrën ose ikni nga deti (VIDEO)
Me nisjen e sezonit veror, nisin edhe bëmat që tmerrojnë turistët e huaj. Dy vajza nga Suedia, duke menduar se edhe në Shqipëri funksionon ideja e plazhit publik dhe mjafton të shtrojnë një peshqir e të shijojnë marrin rreze pranë detit, u përplasën me ”zaptuesit”.
Në rrjete sociale qarkullojnë imazhet e dy vajzave të reja që flasin me dy persona, të cilët i thonë që duhet të paguajnë çadrën me shezlonge që ndodhej pak metra larg tyre nëse duan të qëndrojnë në atë plazh.
Së fundmi ka nisur edhe aksioni i policisë për të larguar shezlonget e pronarëve që nuk paguajnë taksa por i marrin para pushuesve. Ngjarja e Sarandës është e njëjtë me atë të resortit të Mihal Kokëdhimës, i cili kishte vendosur shezlongë në bregun e detit dhe kishte kthyer ndërtesën e tij në hotel duke zhvatur pushuesit.