Skandal në Shkodër, shefi i krimit ekonomik u drejton pistoletën shitësve të duhanit (VIDEO)

Qytetarët e Shkodrës janë ndeshur me një ngjarje të rëndë mëngjesin e sotëm, ku shitësit e duhanit zihen me doganierët. Qytetarët kanë dërguar pamjet filmike të momentit të tensionuar, ku shitësit konfliktohen me doganierët dhe me shefin e krimit ekonomik në policinë e Shkodrës, Pjerin Lazri.

Ky i fundit ka nxjerrë pistoletën në acarim e sipër për të kërcënuar shitësit e duhanit, të cilët kërkojnë të marrin duhanin e sekuestruar.

Lazri shihet në video teksa nxjerr pistoletën, ia drejton njërit prej shitësve dhe më pas e fut sërish në brez, ka qenë veprim ky, i cili ka acaruar edhe më keq qytetarët të cilët kanë hapur derën e makinës, kanë nxjerrë jashtë ç’ka pasur aty dhe kanë qëlluar në drejtim të shefit të krimit ekonomik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nxjerrja e armës nga drejtuesi i policisë është një veprim flagrant dhe në shkelje të ligjit, i cili e ndalon, mbajtjen, nxjerrjen apo përdorimin e armëve në grumbullime publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

{“videoid”: “1109055”, “sid”:”4″}

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?