Skandali/ Dy të rinj humbin jetën në aksident, policia fsheh ngjarjen
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një tjetër skandal, ku policia mban të fshehtë vdekjen e dy të rinjve.
Në postimin e tij Berisha, ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili thekson se ditën e djeshme, dy të rinj janë përplasur nga autobusi i linjës Tiranë-Baldushk, dhe kanë humbur jetën, ndërkohë që policia mban të fshehtë ngjarjen.
Ndër të tjera qytetari digital shprehet se dëshmimtar i kësaj ngjarje të rëndë ka qenë edhe shefi i qarkullimit të Tiranës .
Ja postimi i Berishës:
Nje aksident i rende dje ne Baldushk i mori jeten dy te rinjve, narkopolicia ka heshtur per ngjarjen. Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave te ketij aksidenti, denoj fshehjen e ngjarjes tragjike nga narko policia!sb Pershendetje doktor, dje ne fshatin Kocaj njesia administrative baldushk ndodhi nje aksident me pasoje vdekjen e nje 22 vjecari dhe ne gjendje kome nje tjeter i ri. Motori i dy te rinjve u perplas me autobuzin e linjes tiran baldushk. per ironi te fatit dje ne vendngjarje ishte dhe shefi i qarkullimit te tiranes dhe policia e fsheh ngjrjen. ju lutem anonym.”

KOHA JONË SONDAZH

