Skandali i barnave, Ministria bën publike rimbursimet për çdo farmaci

Ministria e Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaron se mbështet prokurorinë në hetimin e skandalit të barnave duke kërkuar një hetim sa më të thellë dhe më të gjerë. – “Ne si ministri mbështesim hetimet dhe inkurajojmë të dalin para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, por kjo nuk mjafton, duhet të marrim masa që ajo që ndodhi të mos përsëritet” tha sot ministri Beqaj duke bërë publike dhe dy masat e ndërmarra për të rritur transparencën.

Më tej Ilir Beqaj shtoi se: “Çdo muaj Ministria e Shëndetësisë do të bëjë transparencën e plotë të të gjitha rimbursimeve për çdo farmaci. Gjithashtu do bëhet publik sasia e barnave të rimburusuara dhe vlera financiare”

“Raporti do të jetë publik dhe do të postohet çdo dit oneline” tha Beqaj duke shtuar se kjo masë ka nisur prej ditës së djeshme janë hedhur online të dhënat për muajin prill.

Një tjetër masë është dhe vënia në përdorim e recetave elektronike.

Në lidhje me skandalin e rimbursimit të barnave farmaceutike, dje u arrestuan Drejtori Rajonal i Fondit të Detyrueshëm te Kujdesit Shëndetësor Tirane, Pjerin Xhuvani ,  Frida Lamçe, ekonomiste,  dy zyrtarë të tjerë të kësaj Drejtorie si dhe 5 drejtues farmacish.

Sipas organit të akuzës, “Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se gjatë periudhës shtator 2014 – mars 2015, këto farmaci kanë përfituar në mënyrë të kundra-ligjshme një shumë totale rimbursimi nga shteti në vlerën 55.941.901 lekë. Nga hetimi i Prokurorisë Tiranë rezulton se barnat, çmimet e të cilave janë rimbursuar, kanë qenë kryesisht për kurimin e sëmundjeve tumorale”.

SHKARKO APP