Skandali i Gulf, flet zv/Presidenti: Faji i partnerit shqiptar

Kompania ndërkombëtare e tregtimit të karburanteve Gulf Oil, ka hequr përgjegjësinë nga vetja për skemën e mashtrimit në Shqipëri.

Zëvendëspresidenti i grupit Gulf, Frank Rutten, deklaroi se kompania ka përfunduar marrëdhënien me partnerin shqiptar ”Sun Petroleum”, për shkak se kjo e fundit nuk i ka paguar tarifën e licencimit.

”Kjo është një situatë për të ardhur keq. Por duhet të kuptohet që Sun Petroleum është një kompani e pavarur, të cilës ne i kishim dhënë licencën për të tregtuar karburant nën markën Gulf ashtu sic kemi bërë me shumë kompani të tjera nëpër botë”, deklaron  Zv/Presidenti i Gulf Oil International.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Rutten, skema e mashtrimit me kuponat e parapaguar që ju shitën konsumatorëve shqiptar është bërë pa dijeninë dhe pa miratimin e Gulf nga partneri shqiptar Sun Petroleum.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sun Petroleum ka shitur një numër të konsiderueshëm kuponash të parapaguar, të cilët tani konsumatorët nuk mund t’i konvertojnë në karburant. Ky është një veprim i cili nuk ka marrë asnjë autorizim paraprak nga Gulf”, thotë Frank Rutten.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?