Skandali i ilaçeve, identifikohene dhe 10 farmaci të tjera

Prokuroria e Tiranës, krahas hetimit për 4 farmacitë fiktive, ka zbardhur emrat e 10 farmacive të tjera, të cilat kanë kryer të njëjtën skemë mashtrimi me ilaçet e rimbursueshme.

Janë edhe 10 shoqëri farmaceutike, të cilat kanë përvetësuar shuma të mëdha parash me anë të ilaçeve të ri-mburësueshme me dokumenta fiktive dhe me ndihmën e punonjësve të Fondit.

Sipas akuzës, në mesin e 10 farmacive, ka nga ato të cilat kanë përfituar nga Fondi i rimbursimit më shumë se sa ishte parashikuar në kontratën e firmosur mes tyre dhe drejtorisë rajonale. Nga verifikimi i dokumentacionit, thonë hetuesit, janë konstatuar shuma të mëdha parash që kanë kaluar për llogari të 10 farmacive të tjera me firmën e drejtorit tashmë të arrestuar Pjerin Xhuvani. Disa prej këtyre farmacive janë shoqëri grosiste dhe disa të tjera janë farmaci që ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe kanë ekskluzivitetin e importit të disa lloj ilaçeve. Në ditët në vazhdim, thonë hetuesit, nuk përjashtohen mundësia e arrestimit edhe të zyrtarëve të tjerë të Fondit në drejtorin e përgjithshme apo administratorët dhe pronarët e këtyre farmacive përfituese.

Në dosjen e prokurorisë, ndodhet edhe raporti i kontrollit të kryer nga zyra e anti-korrupsionit, ku mes shkeljeve të mëdha të ligjit janë identifikuare dhe disa farmaci të zyrtarëve të Fondit që kanë abuzuar me ilaçet e rimbursueshme. Mes tyre, hetuesit thonë se janë edhe dy farmacitë e të afërmeve të zv/drejtorit të përgjithshëm të Fondit, Sokol Skura.

Për llogari të kësaj dosje, prokurorët tashmë kanë proceduar 12 persona, mes tyre drejtori Xhuvani dhe administratorin kryesor të 4 farmacive fiktive Hysni Roçi, i cili brenda tre muajve ka përfituar rreth 500 mijë eurove nga ilaçet e rimbursueshme. Pas publikimit të skandalit dhe arrestimit të zyrtarëve të Fondit, ka dhënë dorëheqje Drejtori i Përgjithshëm Astrit Beçi, nga kjo detyrë.

SHKARKO APP