Skandali i ilaçeve, prokuroria zgjeron hetimet

Prokuroria e kryeqytetit  ka sekuestruar të gjitha kontratat, recetat dhe raportet e auditit për ilaçet e rimbursueshme, duke zgjeruar hetimet kështu hetimet për skandalin e ilaçeve. Mësohet se grupi hetimor, me sekuestrimin e këtyre shkresva me cilësin e provës materiale, ka konstatuar mjaft shkelje në kontratat e kryera me farmacit për ilaçëet e rimburësimit. Burimet thonë se siç duket 4 farmacit e kallëzuara: Berzhita, Lundra, Adelina dhe Nutrimed janë ndër shumë farmaci të tjera të cilat kryenin të njejtën skemë mashtrimi me recetat e falsifikuara për ilaçe të rimbursueshme. Referuar këtyre materialevem hetuesit thonë se në disa nga këto recetat e sekuestruara, rezulton se farmaci konkrete që dyshohet se kanë lidhje me zyrtarët e këtyre institucioneve kanë përfituar shumë më të mëdha parash në formë rimburësimi se 4 farmacit e kallëzuara. Hetuesit kanë ngritur dyshime se nga 387 farmaci që kanë firmosur kontrata për ilaçet e rimbursueshme vetëm 258 farmaci janë kontrolluar, disa prej tyre nga 2 herë ndërsa 129 farmaci të tjera nuk janë inspektuar. Në mesin e këtyre farmacive të pa kontrolluara, thuhet nga prrokuroria ka dyshime se janë edhe farmacit e të afërmëve të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Shendetësisë, Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor si dhe institucioneve në vartësi të tyre, që kanë për detyrë ushtrimin e kontrolleve. Burimet thonë se referuar këtyre shkresave, janë konstatuar shkelje të shumta, ku vetëm në drejtorin rajonale të fondit në Tiranë, rezultojnë se janë nënshktruar kontrata rimburësimi vetëm për një ditë në fund të vitit 2014. Në mesin e këtyre farmacive me kontrata 1 ditore janë edhe ata të të afërmve të zv/drejtorit Skura, duke përfituar rimburësim të ilaçeve në fund të vitit në shuma të mëdha. 

 Hetimet do të fokusohen edhe në drejtim të mjekëve të ndryshëm të qendrave parësore shëndetësore. Pasi rezulton se disa mjek brenda një afati të shkurtër kohorë kanë lëshuar për llogari të farmacive të ndryshme me mijëra receta të rimburësueshme duke i ndarë fitimet me kompanit farmaceutike prej vitesh. Kjo praktikë, sipas hetuesve dyshohet se ka funksionuar prej vitesh ku pritet të hidhet dritë edhe në këtë drejtim nga prokuroria. Burime thonë se do të hetohen edhe ata faramci të cilat thuajse në çdo fundviti bënin shitje fictive mes të afërmve të tyre të aksioneve të kompanive farmaceutike për të ndërruar inventarin e ilaçeve të rimburësuara nga Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.

 

SHKARKO APP