Skandali i ilaçeve u mbajt fshehur, një pensionist lëvizi gjërat

 

Ishte pikërisht një pensionist, që vuri në lëvizje shtetin për skandalin e rimbursimit të ilaçeve, raporton Shqip.

Dhjetëra procedime, disa dorëheqje dhe miliona dëme ndaj shtetit, ky është bilanci.

Megjithatë skandali me ilaçet u ‘fsheh’ për një vit, raporton kjo gazetë.

Që në korrik të vitit të shkuar, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja kishte deklaruar në një konferencë për shtyp, ku po analizonte skemën e rimbursimit të ilaçeve, se shumica e recetave shkojnë në një farmaci.

“Shkoza ka dhjetë farmaci, por njëra prej tyre, “Geni dhe Lori”, merr 4/5 e recetave që do rimbursohen”, tha Beqja.

Burimet nga organi hetimor thonë se kjo farmaci është e një të afërmi të Sokol Skurajt, nëndrejtor i Fondit të Kujdesit Shëndetësor.

Ndërkohë edhe pse dihej skandali që një vit më parë, asnjë material nuk shkoi në prokurori dhe nuk u verifikua.

Farmacia në fjalë madje lidhi edhe më pas kontrata me shtetin, duke përfituar miliona.

SHKARKO APP