Skandali i inceneratorëve, PD: Ku po shkojnë paratë e shqiptarëve?

PD ka denoncuar këtë të mërkurë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Fierit për skandalin me inceneratorët.

Në një deklaratë për mediat nga inceneratori i Fierit, Luan Baçi tha se “dyshja Rama-Subashi autorizuan miliona euro për persona në kërkim dhe një incenerator që nuk funksionon”.

Deklaratë e deputetit të PD Luan Baçi, nga inceneratori i Fierit

Qytetarët e Fierit e dinë mirë se, personin që dyshja Rama-Subashi autorizuan për firmosjen e çdo gjëje qe kish te bente me inceneratorin e Fierit, fillimisht e emëruan Drejtor të Përgjithshëm të Albpetrol, e pak muaj më pas e arrestuan.

POR qytetarët e Fierit u çuditën kur mësuan se miliona euro po paguhen për persona në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që inceneratori nuk funksionon.

Vazhdojmë edhe sot me disa pyetje për SPAK:

1. Pse Rama-Balluku paguan 3 herë nga 627 milionë lekë brenda datës 1 gusht, për inceneratorin e Fierit? Ku është inceneratori i Fierit që duhej të ish dorëzuar me çelësa në dorë sipas kontratës së fshehtë?

2. Meqë Zoto dhe Gugallja janë me urdhër arresti ndërkombetar, ku ua dërguan ato 2 milionë euro brenda ditës?

3. Pse u ndërrua 3 herë, me shpejtësi e pa asnjë debat në keshillin bashkiak, vendi i ndërtimit të inceneratorit? A u mor mendimi i komunitetit, gjë që është e detyrueshme ligjërisht?

4. A po hetohet për falsifikimin e procesit dhe dokumentacionit?

(Ligji detyron studime te detajuara për ndikimin në mjedis. Është falsifikim dokumentacioni nëse përdor letrat e vendit 1 edhe për vendin 2 edhe për vendin final 3. Ligji detyron edhe publikimin e të dhënave teknike të impiantit që do ngrihet për të parë dëmin në shëndet të banoreve. Deri më sot mungon çdo e dhënë teknike se çfarë impianti po krijohet).

5. Çfarë bëhet me mbeturinat, që janë depozituar deri tani pranë inceneratorit? A do të digjen këto pas disa vitesh në incenerator? Apo do të inkapsulohen aty? Po me mbetjet shumëvjeçare te fusha e vjetër e grumbullimit, që premtuan se do të digjen? Pse i mbuluan më dhe pasi dështuan ti djegin në vend me tentativën e vitit të shkuar?

Këto pyetje shumë te thjeshta për shqiptaret, por bëhen shumë komplekse për drejtësinë e kapur nga Edi Rama.

PD po dëshmon çdo ditë permes rubrikës “5 Pyetje për inceneratorët” se Rama-Ahmetaj-Agaçi-Veliaj-Subashi po ndajnë 430 milionë eurot e vjedhura me sekserët e tyre Zoto-Mërtiri-Gugallja.

Kur inceneratorët nuk shihen, pronarët e tyre në letra janë në kërkim, miliona euro vazhdojnë të shpërndahen, ju të nderuar shqiptarë si mendoni: ku shkojnë paratë?

SHKARKO APP