Skandali i rradhës. Në Fushë Kuqe 6 votues, në kuti dalin 60 fletë votimi
Vijon publikimi i skandaleve që kanë të bëjnë me fenomenin e mbushes së kutive të votimit.
Kështu në Kurbin, komisionerët e dy qendrave të votimit në Fushë Kuqe kanë mbushur kutitë e votimit.
Konkretisht, në dy qendrat e votimit, në ambientin privat “Lokal i shtetasit Vasil Ulaj”, në Fushë-Kuqe, pretendohet të kenë votuar 6 shtetas, ndërkohë që në kutitë e votimit janë futur dhe gjenden rreth 60 fletë votimi në njërën kuti dhe rreth 120 fletë votimi në kutinë tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

