Skandali i Vlorës/ Ardi Veliu urdhër policëve: Shtoni kontrollet dhe rrisni ndëshkimet

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, e ka quajtur skandaloz rastin e shefit të qarkullimit rrugor të Vlorës, që theu karantinën e u kap me nëntë persona të tjerë duke luajtur futboll.

Ai bëri thirrje që me zgjatjen e fashave të orarit nga dita e nesërme, policia të jetë më vigjilente, e të kryejë më shumë kontrolle.

“Është skandaloz fakti që një punonjës i policisë thyen rregullat e kapet duke luajtur futboll. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin. Me zgjatjen e fashës se oraret, duhet që të rriten masat ndëshkuese.

Ka shumë qytetarë që dalim pa autorizim. Duhet që të shtohen kontrollet si te mjetet ashtu edhe te qytetarët. Duhet një angazhim dhe kujdes i i madh”, ishte urdhri i kreut të Policisë së Shtetit, raporton News 24.

Shefi i qarkullimit rrugor të Vlorë, Rustem Plaka dhe nëntë shokë të tij do të duhet që të kalojnë 14 ditë në karantinë, pasi thyen rregullat e vendosura nga autoritetet shtetërore për parandalimin e koronavirusit.

Të dhjetë u gjobitën, ndërsa Plaka si edhe një punonjës i policisë që nuk tregoi për këtë ngjarje u pezulluan.

Veliu ka kërkuar që gjatë të dielës punonjësit e policise të ndahen ne patrulla këmbësore se bashku me punonjësit e forcave të ndërhyrjes së shpejtë të mos lejojnë grumbullime apo thyerje karantine nga qytetarët.

Duke qene se nga e hena pritet që të ketë lehtësim të masave, kreu i Policisë së Shtetit porosit vartësit që të ketë një impenjim me te madh të punonjes policie i cfardo sherbimi qofte ne menyre te panderprer te ushtroj kontroll nese qytetaret jane te pais ose jo me autorizimin perkates te levizjes .

Numri i masave ndeshkuese duhet të jenë në rritje pasi ka një numër të lartë qytetarësh që dalin pa autorizim. Edhe mjetet që janë në levizje duhet të ndalohen pa përjashtim për të verifikuar nëse jane të pajisura me autorizim.

Nje vëmendje të vecantë Veliu ka kërkuar që policia të këtë në ambjente publike parqe, lulishte apo bulevarde ku edhe në fashat e lejuara të daljes të mos ketë grumbullime.

SHKARKO APP