Skandali.Kamerieri rreth klientin që i kërkon kuponin tatimor. Arrestohet bashkë me pronarin

 

Kamerieri i një lokali në Tiranë e qëlloi me grusht klientin e tij kur ai i kërkoi kuponin tatimor. Klienti, nisur nga fushata e qeverisë dhe thirrjet e kryeministrit për të mos paguar nëse nuk u jepet kuponi, kishte tentuar të largohej pa paguar. Por kamerieri i ka kërkuar të paguante, pasi në rast të kundërt do të detyrohej ta shlente vetë ai faturën tek pronari. Debati ka përfunduar në përplasje fizike dhe kamerieri Emiljano Maliqi, 22 vjeç e ka goditur disa herë klientin me inicialet S.H. E njoftuar nga ky i fundit, policia ka mbërritur dhe ka arrestuar kamerierin. Bashkë me të i ka vënë pranga edhe administratoir të lokalit “Erlin”, Dritan Jonuzi, 38 vjeç. Dy të arrestuarit tani do të përgjigjen para drejtësisë për akuzat “fshehje e të ardhurave”, “Punësim i paligjshëm”, “Plagosje e lehtë” dhe “Prishje e qetësisë publike”

SHKARKO APP