”Skandali Klea Rama”, PD reagon për projektin fantazmë: Ministria e Arsimit ka braktisur nxënësit, prindërit dhe mësuesit

Partia Demokratike kërkon reagim nga Ministria e Arsimit për projektin fantazmë që u premtonte nxënësve, prindërve dhe mësuesve udhëtime dhe trajnime në SHBA, por që nga hetimet e policisë u zbulua se ishte gjithçka një skemë mashtrimi. Nga selia blu, drejtuesja e Departamentit të Arsimit pranë PD, Lili Sula, akuzoi ministrinë se ka braktisur nxënësit dhe mësuesit dhe sipas saj po mbron zyrtarët e korruptuar.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit vijon të heshtë për skandalin e projektit fantazmë Let’s talk together about US 2024, ka zgjedhur heshtjen dhe mbulimin e këtij skandali! Në këtë skandal të radhës e të njohur si rasti ‘Klea Rama’, Ministria, në kundërshtim me çdo përgjegjësi dhe detyrim ndaj publikut, zgjedh të braktisë qindra nxënës, dhjetëra mësues, prindërit dhe të mbrojë zyrtarët e saj, militantë, të paaftë e të korruptuar.

Partia Demokratike në monitorim të këtij skandali, denoncon me forcë synimin e ministrisë për të ekspozuar si fajtorë mësues të veçantë, të cilët vetë i caktoi si koordinatorë dhe vetë i trysnoi dhe i detyroi të zhvillonin këtë skemë mashtrimi dhe korrupsioni. Znj. Manastirliu dhe znj. Guga! A jeni të vetëdijshme dhe kush mban përgjegjësi për zhgënjimin, traumën dhe pasojat që ky mashtrim i strukturuar ka krijuar te nxënësit dhe prindërit e përfshirë në këtë pseudo projekt?

Swiss Digital Desktop Reklama

A jeni të vetëdijshme për nivelin qesharak ku i keni katandisur institucionet qendrore dhe ato vendore të përfshira në këtë skandal? Partia Demokratike, siç e ka publikuar në programin për arsimin, zotohet për ndalimin e katastrofës që solli rilindja dhe rikthimin e arsimit në vlerat, dobinë dhe në interesin më të mirë të nxënësve, të mësuesve dhe të familjeve tona”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?