Skandali mbas skandalit: Ambasada e Ministria e Jashtme nuk paraqiten në gjykatën e Hagës ku gjykohej çështja Becchetti

Pas skandalit që i kushtoi miliona euro shtetit shqiptar, i cili humbi gjyqin kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti, një skandal tjetër vjen nga gjykata Civile në Hagë,  ku gjykohej çështja Becchetti: Amasada shqiptare në Holandë dhe Ministria e Jashtme refuzojnë të marrin pjesë në seancat gjyqësore ku vendoset fati i parave të taksapaguesve shqiptarë.

Kjo rezulton nga vendimi i gjykatës siç mund t’a lexoni më poshtë.
Mbas proçeseve gjyqësore në Austri e Belgjikë për sekuestrimin e aseteve të shtetit shqiptar Becchetti ka kërkuar në gjykatën civile të Hagës që të paguhet nga kompanitë e naftës Shell dhe Eni me shumën që këto kompani i detyrohen rregullisht shtetit tonë (sipas marrëveshjeve me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Tiranë).

Asnjë sqarim nga MPJ për këtë “mungesë”! Siç ka vëtëm heshtje nga qeveria për këtë problem ose ndonjëherë pretendime surreale se ky problem nuk ekziston.

Rama mbylli kundraligjshëm TV Agon, media e pavarur por në pronësi të Becchetit në vitin 2015; katër vite më vonë në prill 2019 një gjykatë ndërkombëtare në Washington DC dënoi qeverinë Rama me 110 milion Euro dëmshpërblim. Kjo është shuma më madhe në dëm të Shqipërisë e caktuar ndonjëherë nga një gjykatë ndërkombëtare; duke filluar nga gjoba për incidentin e Korfuzit po në Hagë nga Gjykata Ndëkombëtare e Drejtësisë në 1949.
Fatkeqsisht faturën Beccheti duhet t’a paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Reforma pas prillit 2021 do të bëjë që të fusin dorën në xhep edhe fajtorët ofiqarë!

SHKARKO APP