Skandali me 300 të dënuar në Shqipëri, që s’duhet të mbahen në qeli

Edhe pse ligjet janë, në terren apo nuk zbatohen. Në gusht 2020, hynë në fuqi ndryshimet ligjore që i hoqën kompetencat sistemit penitenciar për të mbajtur dhe trajtuar personat që vuajnë probleme të shëndetit mendor. Ligji nuk është zbatuar ende dhe mëse 300 shtetas për të cilët gjykata të ndryshme kanë vendosur mjekim të detyrueshëm vazhdojnë të trajtohen si të burgosur.

Feim Isufaj, zv drejtor i përgjithshëm i burgjeve thotë se për shkak të Covid-19, Lezha po mbahet në dispozicion të situatës, kështu që ata presin dhe nga Ministria e Shëndetësisë sesi do veprojë.

Vendi ynë vazhdon të kritikohet për trajtimin e shtetasve në burgun e Zaharisë, por ndonëse u investua që si ambjent tranzitor të përdorej godina e Lezhës në të vërtetë covid po përdoret si justifikim, pasi kjo godinë nuk është ende funksionale.

Nga monitorimi i KSHH gjatë pandemisë konstatohet si shkelje edhe mos respektimi i vendimit të gjykatës së Strasburgut në rastin Strazimiri ku shteti shqiptar u gjobit për trajtimin e këtij shtetasi si të burgosur.

SHKARKO APP