Skandali me ”DH Albania”/Shkarkohet kreu i ARRSH-së, ja kush e zëvëndëson
Kreu i ARRSH, Afrim Qëndro është shkarkuar sot nga detyra. Mendohet se në vend të tij do të vendoset Sonila Qato. Qendro është shkarkuar nga detyra pas skandalit me firmën ‘DH Albania’. Kjo është lëvizja e dytë që bëhet brenda 24 orëve në dy institucionet që ‘DH Albania’ fitoi tenderat me vlerë 30 milionë euro, pasi dje dha dorëheqjen edhe kreu i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci, ndërsa në vendin e tij u emërua Skerdi Drenova.
KOHA JONË SONDAZH

