Skandali me pagat, ministria e Mbrojtjes: Njësi ushtarake kundër krimit kibernetik
Nisur nga skandali i të dhënave si pagat, ID-të dhe targat, ministria e Mbrojtjes ka nisur një projekt në bashkëpunim me partnerët amerikane për sigurinë kibernetike të ushtrisë duke krijuar një mbrojtje më të madhe ndaj sulmeve të jashtme që mund të ndodhin në të ardhmen.
Për të shmangur që rrjedhje të ngjashme informacioni në të ardhmen të prekin edhe sistemet e ushtrisë dhe sigurisë, Peleshi tha se Shqipëria do të ngrejë një njësi ushtarake të mbrojtjes kibernetike.
“Mbrojtja kibernetike është një sfidë për të gjitha vendet. Ministria e Mbrojtjes ka përgjegjësi për të zhvilluar sigurinë kibernetike të sigurisë ushtarake. Kemi një projekt shumë të madh, nuk ka pse mos e them, me partnerët tanë amerikanë mbi 20 mln euro po ngremë njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike, gjë që do te jetë një garanci shumë e madhe. Do të jetë një garanci me të madhe me ekspertizë amerikane dhe qendrat e ekselencës së NATO-s”, tha Peleshi.