Skandali me sistemin TIMS, AMP kallëzon rrjedhjen e të dhënave

Këtë të martë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Dyshime për veprën penale “ndërhyrje e paautorizuar në sistemet kompjuterike”.

Kallëzimi vjen pak ditë pasi Ambasada Amerikane në Tiranë shfaqi shqetësim për rrjedhjen e të dhënave. Pak ditë më parë, i ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA në Tiranë, Mc Dowell takoi ministrin e Brendshëm Taulant Balla ku shprehu gatishmërinë për të mbështetur Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në një hetim të tillë.

Ai tha gjithashtu ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre. Theksi u vu në këtë çështje në kuadër të bashkëpunimit SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?