Skandali me të dhënat, miratohet memorandumi për forcimin e sigurisë kibernetike

Duke marrë shkas nga publikimi i pagave, targave, apo dhe numrave të telefonit të qytetarëve shqiptarë, është miratuar memorandumi për forcimin e sigurisë kibernetike. Këshilli i Ministrave ka vendosur sot miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Grupit Jones International, për forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë.

VENDIMI:

MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE GRUPIT JONES INTERNATIONAL, PËR FORCIMIN E SIGURISË KIBERNETIKE TË INFRASTRUKTURËS KRITIKE PËR SHQIPËRINË

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.2/2017, “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Swiss Digital Mobile Reklama

VENDOSI:

Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Grupit Jones International, për forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?