Skandali me vjedhjen e pasaportave, Berisha: Janë në duart e ISIS dhe mafies
Ish-kryeministri Sali Berisha jep alarmin se pasaportat shqiptare që u vodhën në Athine janë në duart e ISIS dhe të mafies, duke përbërë kështu një rrezik të madh.
Me një shënim në faqen e tij në FB, Berisha shkruan se “Burime serioze njoftojne se ” vjedhja “ e tyre duket se është realizuar kundrejt shumës së paku 2 milionë euro. Ato mund të përdoren nga grupet më të rrezikshme terroriste të ISIS që po largohen nga Siria por edhe nga baronet e drogës të Shqipërisë, Ballkanit dhe Amerikes Latine etj etj”.
Postimi i Berishes
Qindra pasaporta te “vjedhura”, ne duart e grupeve terroriste te ISIS dhe mafies, rrezik i madh!
Ky eshte nje megaskandal tjeter i narkoshtetit te Kakistokracise te Tiranes. Ato mund te perdoren nga grupe terroriste te ISIS dhe mafia shqiptare dhe rajonale e me gjere dhe kercenojne keshtu sigurine kombetare dhe nderkombetare.
Miq, vjedhja e qindra pasaportave shqiptare ne Athine perben nje superskandal, rrezik serioz per sigurine kombetare jo vetem te Shqiperise por dhe me gjere. Burime serioze njoftojne se ” vjedhja “ e tyre duket se eshte realizuar kundrejt shumes se paku 2 milione euro. Ato mund te perdoren nga grupet me te rrezikshme terroriste te ISIS qe po largohen nga Siria por edhe nga baronet e droges te Shqiperise, Ballkanit dhe Amerikes Latine etj etj.
Per kete superskandal me rrezikshmeri te larte ne radhe te pare per sigurine e vendit dhe qytetareve shqiptare, Çiraku i Baton Stanishiqit vazhdon te heshte dhe nuk ka nxjerre asnje pergjegjesi sikur te kishte ndodhur ne nje vend tjeter.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete superskandal te regjimit kakistokratik te Tiranes, i bej thirrje Interpolit te beje çdo perpjekje per zbulimin e grupeve kriminale, terroriste qe “vodhen” kundrejt shumave marramendese qindra pasaporta te narkoshtetit shqiptar! sb
KOHA JONË SONDAZH

