Skandali në bashki/ Gjici: Skenar politik. Alma K: Doja të faktoja si zyrtarët abuzojnë me…
Dosja në ngarkim të ish-kryebashkiakut socialist të Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçit kalon për gjykim. Në seancën me dyer të mbyllura, Kaçi tha se kishte sinjalizime se pushtetari vendor abuzonte me detyrën, dhe kishte vendosur të kryente skenarin për të provuar dyshimet sipas saj përmes një investigimi.
“Kisha dëgjuar dhe marrë informacione se zyrtarë të tillë kryenin veprime në shkelje të funksionit, përfshirë edhe Gjicin. Vendosa të bëj një investigim, nuk kisha aspak qëllim të përfitoja tender apo ndonjë favor të tillë. Doja vetëm të faktoja se si zyrtarët e lartë abuzojnë me detyrën”, tha Kaçi në gjyq.
Vetlë ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici tha se skenari është i sajuar duke mos kursyer as akuzat. “Nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë firmë a vendim që të provojë se e kam kryer veprën penale. Është çështje e sajuar nga ushtarë politik”, tha Gjici.