Skandali në Delvinë, materialet zgjedhore transportohen me makinë private të kryetari të PS-së

Një ditë para nisjes së votimeve të 30 qershorit, Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve kanë shpërndarë materialet zgjedhore në gjithë vendin.

Por në Bashkinë e Delvinës ka ndodhur çudia, materialet zgjedhore në njësinë administrative Rusan janë transportuar me makinë private nga kryetari të degës së Partisë Socialiste .

Siç shihet nga pamjet, materialet janë transportuar me dy makina personale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas korrespondentes së “Panorama”, në fshatin Rusan të Bashkisë Delvinë, materialet janë transportuar nga kryetari i PS-së, së këtij fshati, Landi Shkrepa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto materiale janë tërhequr nga KZAZ-ja nr.87, në Delvinë.

Për këtë bashki do të votohet të dielën për një kandidate të vetme, ajo është socialistja Majlinda Qilimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?