Skandali në Qytetin Studenti
Me nisjen e vitit te ri akademik, mijëra studentë i drejtohen kryeqytetit per te ndjekur studimet e larta. Një nga vendet tradicionale per te kaluar vitet e universitetit në Tiranë është edhe “Qyteti Studenti”.
I ndërtuar që prej viteve të regjimit komunist, “Qyteti Studenti” është një pikë referimi dhe nostalgjie për shumëkënd, jo vetëm për ata që e kanë vend qëndrimi.
Shumë qeveri kanë premtuar investime e shpesh janë mburrur me ndryshimet qe ka pësuar “Qyteti Studenti”, edhe pse kanë qënë vetëm investime fasadë.
Nëse mendoni se me këtë që po themi po bëjmë propagandë politike, e keni shumë gabim. “Channel One” ka siguruar pamje ekskluzive që pasqyrojnë gjendjen mesjetare të vendit ikonë të studentëve ndër vite.
Nëse qeveritarët tanë kanë vesh të dëgjojnë e sy të shohin, le të tmerrohen e ti nxihet faqja duke parë këto pamje skandaloze. / Channel One”

KOHA JONË SONDAZH

