Skandali nuk ndalet/ Dalin të tjera dëshmi: Familja me banim në Tiranë, zhvendoset në Dibër

Dhjetra qytetarë kanë telefonuar në redaksine e emisionit investigativ “BOOM” në Rtv Ora pas  skandalit të denoncuar në lidhje me ndryshimin e vendbanimeve pa kërkesën e qytetarëve.

Mimoza Kazia

Mimoza Kazia prej vitesh jeton në Tiranë dhe këtë e vërteton  edhe certifikata familjare e zonjës.

Vendbanimi

Por çuditërisht në 28 shtator 2020, zonja dhe familja e saj rezultojnë të jetë në Njësine Administrative Melan  Dibër.

Zhvendosja e vendbanimit

“Më kanë transferuar në Dibër dhe këtë e  kuptova kur mu desh të bëj disa dokumenta. Shkova te njësia 7 dhe më thanë të dorëzoja një kopje të hipotekës së shtëpisë. E çova e por nuk mu ndryshua vendbanimi”. 

Gazetarja e “BOOM” ishte bashkë me zonjën te Njësia Administrative.

Punonjësja i kërkon të plotësojë një formular dhe pas një ore ajo merr një telefonatë ku i komunikohet se ju bë ndryshimi i adresës.

Tani është në Tiranë përsëri. Problemi i zonjës u zgjidh falë “BOOM”.

"BOOM" sjell të tjera dëshmi: Familja me banim në Tiranë zhvendoset në Dibër- 01 tetor 2020

SHKARKO APP