Skandali/ Përdhunon të miturën brenda komisariatit, ndalohet shefi i policisë së Fushë-Arrëzit
Ministria e Brendshme njofoi sot në mbrëmje arrestimin e shefit të Stacionit Policor Fushe Arrëz, i dyshuar per marredhenie seksuale me dhune. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, ne prani te nje psikologu.
“Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime të forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër. SHÇBA ndaloi I.D., me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, në DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.