Skandali/ Qeveria “Rama”, përdor logot e PS-së si logo shtetërore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar një letër të gjitha institucioneve shtetërore ku u kërkon të bëjnë kujdes me përdorimin e logove të partive politike.

KQZ konstaton se logoja e portalit ‘Me ty për Shqipërinë që Duam’, e prezantuar në të gjitha faqet zyrtare të ministrive dhe institucionet qendrore, identifikon subjektin politik Partia Socialiste e Shqipërisë, duke e vendosur edhe në të gjitha zyrat elektorale të saj.

KQZ në këtë letër thekson se:

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Si institucione në shërbim të interesave të gjera të qytetarit, përdorimi i një logoje të tillë identifikuese me subjektin zgjedhor në institucione shtetërore vjen në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi parashikuar nga Kodi Zgjedhor dhe Ligji Për Partitë Politike’.

Sipas KQZ, institucionet publike nuk mund të përdorin logo apo reklama identifikuese të një subjekti zgjedhor dhe kërkon që brenda institucioneve shtetërore të mos afishohen apo publikohen logo identifikuese të partive politike në periudhën në vazhdim.

Kjo letër e KQZ vjen pas një denoncimi publik të Institutit të Studimeve Politike nga ku ngrihej shqetësimi lidhur me përdorimin e burimeve shtetërore në funksion të fushatës elektorale. /TCH

KQZ: Hiqni simbolet partiake! Letra për ministritë - Top Channel Albania - News - Lajme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?