Skandali seksual/ Pranga avokatit të “mësuesit” në Fier, i kërkoi nxënëses të ndryshonte deklaratat ndaj klientit të tij

Sektori i hetimit të krimit ekonomik e financiar në Policinë e Fierit vuri në pranga avokatin Niko Bega, 53 vjeç. Ky shtetas, që ushtronte profesionin e avokatit pranë dhomës së avokatisë Fier, akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit, avokati Bega, duke shfrytëzuar profesionin e tij si avokat, i ka kërkuar një shtetasi të ndikonte te një nxënëse, e cila, sipas policisë, duhet të ndryshonte deklaratat e saj ndaj një tjetër shtetasi, i cili ishte klienti i avokatit Niko Bega.

Nxënësja duhet të ndryshonte deklaratat ndaj mësuesit Agron Bego, që është me masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Ngacmim Seksual”. Ndërkohë, për ngjarjen në fjalë, Policia e Fierit ia ka kaluar materialet hetimore Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë, arrestimi i avokatit është bërë pas denoncimit në një emision investigativ.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?