“Skanohen” lokalet e natës në Vlorë

Policia e Vlorës ushtroi kontrolle në lokalet e natës në qytetin bregdetar në kuadër të aksionit për kapjen e personave me precedentë penalë ose atyre që mbajnë armë pa leje.

Zyrtarisht policia ende nuk ka dhënë detaje mbi aksionin, por mësohet se janë sekuestruar armë dhe janë shoqëruar disa persona për verifikime.

Prej disa javës, forcat speciale të Policisë së Shtetit por edhe ato vendore kanë ndërmarrë aksione kontrolli në rrugë e ambiente të tjera për të goditur paligjshmërinë. Në fokus janë personat në kërkim, shpërndarësit e drogës dhe ata që lëvizin të armatosur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?