Skeda e 48-vjeçarit që u vra në Sukth, nga lëndët narkotike te dhuna ndaj biznesmenit libanez

Nga atentati mafioz këtë mbrëmje në Sukth, viktimë mbeti Arben Mërkuri. 48-vjeçari u qëllua me armë zjarri brenda dyqanit të tij nga persona të paidentifikuar.

Arben Mërkuri ishte person me precedent penal. Po ashtu ai njihej me pseudonimin “Maneci”. Në skedat e Policisë së Durrësit, ai evidentohet si person me precedent në fushën e lëndëve narkotike.

Po ashtu dyshohet për krime kundër personit, të tilla si vrasje me pagesë, por zyrtarisht asgjë nuk është e dokumentuar. Mërkuri po ashtu është një nga personat e dyshuar që mund të ketë marrë pjesë në dhunimin barbar të biznesmenit Fadi Mitri, ngjarja e ndodhur në vitin 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?