Skeda e pasurisë/ Gjyqtari i Shkodrës del para Vetingut, ja çfarë konstatoi ILDKPKI

Ahmet Jangulli, gjyqtar i Gjykatës Administrative të Shkodrës dhe njëherazi anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi po përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Seanca dëgjimore me gjyqtarin Jangulli do të drejtohet nga kryetarja e trupit gjykues të KPK-së, Brunilda Bekteshi si dhe anëtarët Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari.

Ne nisje te seances, u deklarua se gjyqtari ka nje pasuri apartament 67 m katrore ne Bulqize dhe nje makine benz qe e ka shkembyer me nje benz tjeter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nderkohe qe gjendje kesh ka 1.2 mln leke dhe huadhenie personava te trete ne shumen 12 mln leke.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas ILDKPKI deklarimi eshte i pasakte dhe jo ne perputhje me ligjin. Institucioni ka konstatuar se ai ka fshehur pasurine dhe ka bere deklarime te rreme.

Ka dyshime per shkembimin e automjetit, pasi nuk ka pasur burime per blerjen e automjetit benzi ne vitin 2005. Nderkohe qe ka dhene borxhe 12 mln leke. Huate jane dhene ne vitin 2014 dhe nder vite dhe nuk jane te deklaruara ne deklaratat e pasurise periodike ne vite.

PASURIA 

Ahmet Jangulli është pjesë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri prej dy dekadash dhe ka punuar më parë si kryetar i Gjykatës së Bulqizës dhe gjyqtar në Gjykatën e Dibrës. Në 1 gusht 2013, ai u emërua me dekret të Presidentit të Republikës si gjyqtar i Gjykatës Administrative të Shkodrës.

Gjyqtari Jangulli është bërë pjesë e një procedimi disiplinor dhe e debateve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë pranverën e vitit 2018, pas një kërkese të ministres së Drejtësisë për shkarkimin e tij. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë votuan kundër propozimit të ministres, duke e rrëzuar atë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Ahmet Jangulli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Ahmet Jangulli zotëronte një pasuri prej 550 mijë lekësh në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare është rritur me 60 herë, duke kapur vlerën e rreth 33 milionë lekëve.

Kursimet në cash dhe pasuritë e patundshme përbëjnë pjesën kryesore të aseteve të familjes Jangulli. Vlera e akumuluar e kursimeve në cash kap vlerën e 18.4 milionë lekëve, ndërsa pasuria e paluajtshme kap vlerën e 13.9 milionë lekëve. Gjyqtari zotëron gjithashtu 138 mijë lekë likujditete bankare dhe automjet në vlerën e 570 mijë lekëve.

Për periudhën deklaruese 2003-2017, të ardhurat familjare të gjyqtarit Jangulli janë 31.8 milionë lekë. Paga për shkak të funksionit si gjyqtar dhe të ardhurat e bashkëshortes si notere kanë pothuajse një peshë të barabartë te të ardhurat, respektivisht me 49 dhe 48.5 për qind. Ndërsa të ardhurat nga pagat e familjarëve zënë 2.4 për qind të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme, ndërkohë që BIRN identifikoi dy flamuj të kuq në deklaratat e pasurisë së gjyqtarit Jangulli.

Konkretisht, kursimet në cash dhe jashtë sistemit bankar me burim pagën e tij dhe të ardhurat e bashkëshortes nga noteria kapin në vlerë akumulative 18.4 milionë lekë, ndërkohë që kufiri ligjor për qarkullimin jashtë sistemit bankar është 1.5 milionë lekë.

Gjyqtari ka deklaruar gjithashtu në vitin 2017 një kontratë porosie për një apartament me vlerë 82 mijë euro, por që sipas deklaratës së tij nuk ka shkaktuar efekte financiare në vitin 2017.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

BIRN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?